Ikona e Romës, Daniele De Rossi është duke përfunduar kursin për trajner, teksa tashmë është bërë edhe me punë, transmeton VAR Kosova.

Ish mesfushori i Romës, i është bashkuar stafit teknik të trajnerit të Kombëtares së Italisë, Roberto Mancinit.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta”, De Rossi ka nënshkruar kontratë dhe do të jetë pjesë e Kombëtares në Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë.

Kujtojmë që De Rossi ka zhvilluar 117 paraqitje për Italinë, teksa ishte pjesë e skuadrës që u shpall kampion të Botës në vitin 2006.

“Jam shumë krenar të nis këtë aventurë të re me ekipin Kombëtar, ku dua ta falenderoj presidentin e Federatës, Garvina për mundësinë dhe besimin e dhënë, si dhe trajnerin Mancini” – u shpreh ai për faqen zyrtare të FIGC.