Ish lojtari i Leeds United, Peter Lorimer, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, transmeton VAR Kosova.
Mesfushori me tipare sulmuese është topgolashënues i klubit anglez, me 238 gola në të gjitha kompeticionet.
Lorimer ishte shtruar në spital në javën e fundit të muajit shkurt, me një sëmundje të gjatë, teksa Leeds ka njoftuar se ka ndërruar jetë sot në mëngjes.
Peter Lorimer ishte 74 vjeçar.