Nëna e futbollistit brazilian Neymar është ndarë me të dashurin e saj 23-vjeçar, vetëm 13 ditë pasi ajo postoi për të në Instagram për herë të parë.

Ndarja erdhi pasi ajo mësoi për marrëdhëniet e tij të mëparshme me burra, përfshirë këtu edhe kuzhinierin e Neymarit.

Nadine Goncalves e bëri publike dashurinë e saj për Tiago Ramos 13 ditë më parë në një postim në Instagram.

Neymar e ka treguar mbështetjen e tij për romancën, përkundër hendekut të moshës gati 30 vjeçare mes tyre.