Ish mesfushori legjendar i Manchester United, Paul Scholes, ka folur mbi dilemën se cilin sulmues duhet të shënjestroi Manchester United, transmeton VAR Kosova.

Sipas Scholes, pozita e qendër sulmuesit duhet të jetë prioritet për Manchester United, teksa ka theksuar se Erling Haaland është zgjidhja ideale për këtë pozitë.

Sensacioni i Bundesligës është lidhur me një numër të madh klubesh, teksa Manchester United është njëri ndër to.

“E para e punës ata (Manchester United) kanë nevojë urgjentisht për një sulmues. Mes Kane dhe Haaland, të dy janë të jashtëzakonshëm por unë preferoi sulmuesin norvegjez”.

“Ka luajtur nën urdhërat e Oles, është shumë i mirë dhe ka rekord fantastik” – deklaroi Scholes./VAR Kosova