Trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Edoardo Reja, ka thënë se është i gatshëm të heq dorë nga paga.

Ai ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë ata që kanë nevojë.

“Nuk më pëlqen që është bërë publike, pasi doja të ishte në fshehtësi. Kam një akord me Kombëtaren dhe nëse ka dikush vështirësi, jam i gatshëm të heq dorë fare nga paga, për t’i ardhur në ndihmë të prekurve”, ka thënë Reja.

Ai ka konfirmuar se ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Shqipërinë, por jo deri në vitin 2024 siç ishte thënë në media, por deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.