Barcelona dhe Tottenham Hotspur raportohet se janë në garë për mbrojtësin gjerman, Jerome Boatengun.
Kështu ka raportuar gazetari i njohur gjerman, Christian Falk, nga gazeta “Bild”.
Boateng do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Bayern Munichi si lojtar i lirë, pasi I skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamxhiq, ditë më parë konfirmoi se 32-vjeçari do largohet dhe se nuk ka bisedime për zgjatje të kontratës.