Shefi Ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward ka thënë se afatet kalimtare të transferimeve, nuk do të jenë më të njëjta.

Sipas tij, klubet e futbollit nuk do të shpenzojnë “qindra miliona’ kur të nënshkruajnë me lojtarë gjatë afateve kalimtare. 

Woodward beson se klubet do të jenë të ndërgjegjshme për ndikimin financiar të pandemisë Covid – 19.

“Kemi nevojë për të ditur ndikimin në gjithë industrinë, përfshirë tablonë më të gjerë financiare, para se të mund të flasim për kthim në normalitet”, ka thënë Woodward.