Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ka folur për të ardhmen e talentit Chiesa.
Ai tha do të pranojë largimin e Chiesës nëse ky i fundit e kërkon dhe nëse oferta do të jetë në nivelin e pritshmërive të klubit.
Commisso e ka pëmendur shifrën e rreth 60 milionë eurove, aq sa e vlerësojnë talentin Italian në Firence.
Shërbimet e tij i duan Interi dhe Juventusi.
Raportohet se Interi nuk e ka në plan të paguajë 60 milionë euro kesh, derisa po studion mundësinë që të paguajë vetëm 25-30 milionë euro dhe pjesën tjetër ta kompensojë me kartonët e futbollistëve të tjerë.