Kontrata e Neymar skadon në fund të sezonit të shkuar dhe PSG po punon për ta bindur të rinovojë.
Prej muajsh zhvillohen negociata, por ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me të ardhmen e brazilianit, që erdhi te PSG në vitin 2017 për 222 milionë euro nga katalanasit.Shkaku? Barcelona.
Nga Spanja vijnë lajme se lojtarët dhe presidenti i sapo emëruar, Joan Laporta kërkojnë rikthimin e tij dhe Neymar kërkon të bëjë të tijën në këtë operacion.
Sport.es raporton se Neymar i ka kërkuar kohë PSG-së, në mënyrë që ai të marrë një përgjigje nga Barcelona. Katalanasit po punojnë për t’i bërë një propozim. Ardhja e tij e kthen Barcelonën në një pretendente kryesore për Champions League.