Fede Valverde ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit.
“Pas testeve të kryera sot, lojtari ynë, Fede Valverde, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Ai është vet izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë i mbyllur deri në rezultatin negativ.
Ky është një lajm i keq për Zinedine Zidanen, sepse sipas të gjitha gjasave, s’do të mund të jetë i gatshëm për sfidën me Chelsean në Ligën e Kampionëve