Çmenduri në Gjermani me lojtarët e Schalke 04 që janë sulmuar nga tifozët e tyre pas rënies nga liga, transmeton VAR Kosova.
Një kthim i trazuar në qytet për ekipin pas disfatës në fushën e Arminias që konfirmoi zbritjen matematikore në Bundesliga 2 me katër javë më herët.
Një grup ultrasish pritën për autobusin e Huntelaar & co: jo vetëm një sulm verbal, por edhe një sulm fizik.
Lojtarët u detyruan tia fusin vrapit. Klubi gjerman u largua nga Bundesliga pas 33 vjetësh (nuk kishte ndodhur që nga viti 1988) dhe komentoi në twitter: “Dhemb më shumë sesa pritej, kjo ndjesi ta shpif”.