Trajneri portugez, Jose Mourinho, i ka dhënë fund dilemës se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

I pyetur nëse është Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo, ai ka zgjedhur një tjetër.

Bëhet fjalë pikërisht për brazilianin, Ronaldo, që sipas Mourinhos është futbollisti më i mirë të gjitha kohërave.

“Ronaldo, Fenomeni”, është përgjigjur Mourinho, duke thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë bërë një karrierë të jashtëzakonshme, duke mbetur më të mirët për një kohë të gjatë.

“Sidoqoftë, nëse flasim për talent dhe aftësi, askush nuk e tejkalon Ronaldon. Kur ai ishte në Barcelonë me Bobby Robson, e kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë të dilte në fushë”, ka thënë Mourinho.