Drejtuesit e klubit anglez Everton janë tronditur nga imazhet që kanë qarkulluar në media.
Aty shihet se si reprezentuesi i Italisë, Moise Kean ka thyer masat kufizuese të qeverisë duke organizuar një festë në shtëpi.
“Klubi ia ka shprehur dëshpërimin lojtarit dhe lojtarit i është bërë e qartë se veprimet e tilla nuk janë të pranueshme. Evertoni vazhdimisht ka cekur se është e rëndësishme të ndiqen gjitha direktivat qeveritare”, theksohet komunikatën e klubit.
Por Kean nuk është lojtari i vetëm që ka thyer rregullat.
Edhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker është dënuar nga klubi pasi në mediume britanike ishte raportuar se ai ka organizuar një festë në apartamentin e tij me dy prostituta.