Manchester City e ka fituar përballjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve përballë Paris Saint-Germainit me rezultat 2-1, shkruan VAR Kosova.
Mbrojtësi portugez, Ruben Dias ishte njëri nga më të mirët në fushë, duke bërë që rreziku i Kylian Mbappes dhe Neymar Jr. të ishte minimal për portën e portierit Ederson.
23 vjeçari ishte instrumental edhe në ndërtimin e lojës, një veçori kjo që duhet patjetër në skuadrën e Guardioles.
Paraqitja e tij ka bërë bujë të madhe në internet, duke u cilësuar si qendërmbrojtësi më i mirë në botë aktualisht.



























