Sulmuesi brazilian, Neymar tregoi klasin e tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Paris Saint-Germain kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Gjatë 45 minutave të parë në Parc des Princes, ish-sulmuesi i Barcelonës demonstroi aftësinë e tij.
Njëra nga lëvizjet më të mira ishte padyshim një driblim fantastik ndaj belgut Kevin de Bruyne.
Lëvizja erdhi brenda pjesë-fushës së PSG-së, me Neymar që preku lehtë topin dhe e futi në mes të këmbëve të De Bruyne, para se ky i fundi ta rrëzonte me faull.


























