Real Madridi ka konfirmuar shkallën e lëndimit të Dani Carvajalit.
Klubi mbretëror përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrojtësi spanjoll ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Chelseas, i cili u largua në minutën e 77-të.
“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Dani Carvajal nga departamenti mjekësor i Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit. Shërimi i tij do të monitorohet” – thuhet në njoftimin e “Los Blancos”.
Sipas medieve spanjolle, Carvajal pritet t’i mungojë Real Madridit në katër ndeshjet e radhës.



























