PSG përmes një njoftimi për media kanë njoftuar se është lënduar sulmuesi francez, Kylian Mbappe.
Mbappe ka një lëndim në pulpin e këmbës dhe do të mungojë në takimin që PSG e luan ndaj Lens këtë fundjavë në Ligue 1.
22 vjeçari u lëndua në takimin që skuadra e Mauricio Pochettinos e zhvilloi ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Teksa ndeshja e kthimit zhvillohet edhe katër ditë në Angli, ende nuk dihet nëse Mbappe do të jetë në gjendje të luajë.