Mbrojtësi i Bayernit David Alaba ka ndihmuar financiarisht klubin e tij të vendlindjes Austria e Vienës që është duke kaluar një situatë jo të mirë financiare duke blerë 2% të aksioneve. Siç raportohet, lojtari i ekipit të kombëtares ka paguar 500,000 euro për aksionet e blera.

Për shkak të vështirësive financiare, klubi tradicional ka marrë licensën vetëm për sezonin që po vie në shkallën e dytë. Për shkak të vështirësive financiare do të largohet edhe trajneri Peter Stöger. Alaba do të largohet nga Bajern në fund të sezonës pasi që nuk ka pasur marrëveshje për një vazhdim. Akoma nuk dihet se ku do të luaj mbrojtësi sezonin e ardhshëm por Real Madris konsiderohet si favorit.