Ish-futbollisti kosovar që ka mbrojtur ngjyrat e Kroacisë, Ardian Kozniku, ka lavdëruar lojën e Kombëtares së Kosovës.
52-vjeçari nga Gjakova, që la futbollin në vitin 2001, ka thënë se Kosova shumë shpejt mund të arrijë nivele të larta.
“Kombëtarja e Kosovës shumë shpejt mund të arrijë në nivelin e Kroacisë”, ka thënë Kozniku.
Ardian Kozniku ka luajtur për Kroacinë në 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.




























