Ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Pragë.

Çekia ka dalur triumfuese nga ky ballafaqim me Shqipërinë me rezultat 3-1.

Skuadra e trajnerit Edi Reja u tregua e pa sigurt në vijën mbrojtëse duke bërë disa gabime trashanike,

Vendasit kaluan të parët ne epërsi në minutën e 18’ me golin e Patrick Schick kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 42’ Sokol Cikalleshi barazoi rezultatin më një supergol.

Në pjesën e dytë Çekia realizoi edhe dy gola të tjerë përmes Masopust në minutën e 68 dhe Calustika 89’.