Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Berisha është nderuar sot me titullin “Nderi i Qytetit” nga Komuna e Pejës. Berisha këtë titull e mori në ditën kur në Pejë shënohet 22-vjetori i çlirimit.

“Jam tepër i nderuar që sot për nderë të 22 vjetorit të Çlirimit të qytetit Pejës e mora titullin ‘Nderi i Qytetit’, me këtë rast i falënderoj kryetarin Gazmend Muhaxheri, kryesuesin Islam Husaj dhe të gjithë asamblistët që ma ndan këtë titull. Do ta mbajë me krenari këtë titull. Pa luftën e shenjtë të UÇK-së, dhe pa gjakun e derdhur të dëshmorëve tonë nuk do ta gëzonim as këtë përvjetor të çlirimit. Faleminderit qyteti zëmrës sime, Peja”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.