Manchester United vazhdon të insistojë për Raphaël Varane. Mbrojtësi francez nuk pranon rinovimin me Real Madrid, klub me të cilin ka edhe një vit kontratë.
Në kushte të tilla shitja e 28-vjeçarit është e paevitueshme. “Djajtë e Kuq” kanë arritur në parim akordin me agjentin e qendërmbrojtësit të njohur.
Tani duhet bindur presidenti Florentino Perez, i cili kërkon minimalisht 50 milion euro për të lënë të lirë Varane, i cili ka qenë tifoz i United kur ishte i vogël.
Rio Ferdinand ka qenë idhulli i tij dhe lojtari francez shpreson që dy klubet të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen mes tyre për të luajtur në “Old Trafford”.



























