Ilir Veliqi është larguar zyrtarisht nga pozita e kryetarit të Drenicës, raporton VAR Kosova.
Veliqi bëri publik vendimin e tij për largim nga KF Drenica, përmes një komunikate për media, ku tregoi se largimi nga Drenica vinte për arsye personale, si dhe shpreheu falenderimin për kryetarin e Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z.Nuredin Lushtaku, DKRS- në, për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe media.Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Kryetar i klubit te futbollit “Drenica”, për arsye personale.
Falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim e sinqertë dhe korrekt te kryetarit te Komunës z. Bekim Jashari, nënkryetarin, z.Nuredin Lushtaku, DKRS- në, të cilëve ju jam mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e dhëne, në mbështetjen dhe përmbushjen e obligimeve dhe detyrave për një menaxhim te suksesshëm.Falënderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe punuan bashkërisht me mua dhe ishin korrekt në punën tonë të përbashkët në menaxhimin e klubit: kryesinë e klubit, shtabin teknik, lojtaret, punëtoret teknik, donatorët, tifozerinë “Shqiponjat e Zeza” dhe gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët ishin përkrahësit me të mëdhenj edhe në kohen më të vështirë kur gjendej klubi.Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahje të përbashkët, arritëm t’i tejkalojmë të gjitha sfidat. Udhëheqjes së re dhe K.F ” Drenica”, i dëshirojmë shumë suksese në kampionatin në vazhdim.Me respekt!Ilir Veliqi



























