E përditshmja britanike ‘The Guardian’, ka bërë intervista me disa mjekë dhe i ka pyetur ata se kur do të mund të kthehet normaliteti në stadiume.

Ata sugjerojnë që tifozët nuk mund të shikojnë ndeshje në stadium brenda këtij viti, për të evituar cdo rrezik.

Mjek Nate Favini, shpreson që gjithçka të kthehet si më parë në vitin e ardhshëm.

“Do të habitesha nëse mund të bëjmë diçka këtë vit. Mund të jetë më mirë që në vitin 2021 t’i lejojmë tifozët që të kthehen në stadiume”, ka thënë Favini.

Sipas tij, teste tifozë duhet t’u bëhen çdo javë, pra çdo ndeshje dhe se vështirë të bëhet diçka e tillë këtë vit.

“Kjo formë e testimit mund të bëhet vetëm në fund të këtij viti. Por ndoshta do të duhet të presim deri te mbërritja e vaksinës, që do të mund të ndodhte mesin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Favini.