Njihet si ndër skudrat më të pasura në botë, por PSG-ja ka kërkuar ulje të pagave për futbollistët.
Por lojtarët nuk po pranojnë që të ketë ulje pagash.
Pavarësisht bisedimeve disa javëshe, lojtarët nuk kanë pranuar uljen e pagave të propozuar nga presidenti Khelaifi dhe drejtori Leonardo.
Thiago Silva dhe Marquinhos, kapiteni dhe zëvendëskapiteni, po udhëheqin bisedimet me klubin në emër të lojtarëve.