Shokët e ekipit të Foden vendosën të ndjekin shembullin e tij dhe të bëjnë një ngjyrosje të ngjashme flokësh nëse fitojnë finalen e Euro 2020.
Por, ylli i Manchester Cityt tani ka frikë se bashkatdhetarët e tij nuk do ta mbajnë fjalën e tyre, shkruan Daily Mail.
“Unë u kam thënë atyre, por po ndiej që ata nuk do ta bëjnë atë”, tha ai.
“Ne kemi ende një finale të vështirë për të fituar. Nëse fitojmë do të që ata t’i përmbaheshin fjalës së tyre, por do ta shohim”.
Foden, 21 vjeç, ngjyrosi flokët e tij para turneut, siç bëri mesfushori Paul Gascoigne për Anglinë në Euro 1996.

























