Kampionati i Kosovës në futboll, por edhe aktivitetet e tjera sportive, u pezulluan pas përhapjes së koronavirusit.
Klubet kosovare të futbollit janë duke kërkuar që të lejohen stërvitjet në fillim të muajit maj, njëjtë sic pritet të ndodh edhe në disa vende evropiane.
Por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kur mund të fillojnë stërvitjet dhe aktivitetet tjera.
Sipas tij, aktivitetet sportive do të fillojnë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, që i bie në gjysmën e muajit qershor.
“Aktivitetet sportive fillojnë në fazën e tretë”, deklaroi në ministri në KlanKosova.
Një vendim i ri pritet të jepet të enjten, nëse do të anulohet Ipko SuperLiga e Kosovës.