Javier Saviola, i cili ka pasur fatin që të luajë përkrah Leo Messit, ka thënë se kjo është shumë e vështirë.

Për këtë ai e ka paralajmëruar edhe sulmuesin e tanishëm argjentinas, Lautaro Martinez.

Këtë porosi ia ka dërguar së fundi sulmuesit të Interit, i cili po kërkohet nga Barcelona.

“Kur Dybala tha se ishte e vështirë të luash me Messin, unë e mbështeta atë sepse me të vërtetë kërkohet një nivel i lartë i përqendrimit dhe përkushtimit, për të qenë në ritmin e tij”, ka thënë Saviola.