Paulo Dybala ka rezultuar pozitiv me koronavirus për herë të katërt në gjashtë javë, rapoton ‘El Chiringuito’.
Ishte Dybala që më 21 mars në ‘Instagram’, kishte konfirmaur se ai dhe e dashura e tij, Oriana Sabatini kanë koronavirus.
Sulmuesi i Juventusit tani duhet të marrë trajtim intensiv, pasi nuk mundi ta heq qafe virusin për një muaj.
Përveç Dybalas, te Juventusi kishin koronavirus edhe Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, të cilët tashmë janë shëruar.