Albert Sambi Lokonga i është bashkuar Arsenalit nga Anderlechti në një kontratë afatgjate.
21-vjeçari që është produkt i akademisë së klubit belg, kishte debutuar me Anderlechtin në vitin 2014.
Ai ka qenë startues i rregulltë i skuadrës belge në dy edicionet e kaluara duke bërë 78 paraqitje.
Lokonga do t’i bashkohet Arsenalit në ditët e ardhshme pasi e ka kompletuar karantinën në Britaninë e Madhe.
Ai do ta mbajë numrin 23 në fanellë.

























