Sonte, Drita do ta zhvillojë njëren prej ndeshjeve më të vështira në historinë e klubit.
Nënkampionia e Kosovës do të përballet me gjigantin holandez, Feyenoord në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.
Skuadra holandeze zbarkoi dje në Prishtinë, derisa pasdite zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së sontme.
Para pak çastesh, klubi holandez e ka publikuar një video të jashtëzakonshme nga përgatitjet në “Fadil Vokrri”.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme.
https://www.instagram.com/p/CRn7TqKBHOk/?utm_source=ig_web_copy_link




























