Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Dritës dhe Feyenoordit.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita dhe Feyenoordi janë duke zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

45 minutat e parë në kryeqytet janë mbyllur me rezultatin e barabartë dhe pa gola.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 29 korrik në Holandë.

Skuadra fituese do ta sigurojë kualifikimin për në raundin e tretë.