Federata e Futbollit e Kosovës shpreson që Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të ndryshojnë planet.

Sipas FFK-së, këto institucione duhet ta mundësojnë rifillimin e futbollit në Kosovë në muajin maj, e jo më 15 qershor siç kanë planifikuar.

“Ne planifikojmë dhe duhet të fillojmë në muajin maj. Pra, kah mesi i majit duhet të lejohemi që klubet të fillojnë më ushtrime kurse kah fundi i majit, kah 24 maji ta rifillojmë garën. Kështu do të mund ta kryejmë edicionin sipas afatit që kemi nga UEFA”, deklaroi për Gazetën Express sekretari Salihu.

Garat në Superligën e Kosovës dhe në të gjitha rangjet e futbollit janë ndërprerë prej 13 marsit shkaku i pandemisë.