Garuesi kosovar, Drilon Ibrahimi i ka përfunduar garat e shënjëtarisë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ibrahimi ka arritur të grumbulloj 608.8 pikë dhe është rënditur në vendin e 46 nga 47 garues sa ishin gjithësej.

Përkundër pozitës që zuri, rezultati i Ibrahimit ishte i mirë dhe shënoi rekord të ri shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni.