Mike Tyson, ish-boksieri më i fortë në planet, është duke menduar të dalë në ring përsëri.

Ish-kampioni i peshave të rënda thotë se po e shfrytëzon karantinën për të fituar formën, përpara një rikthimi në boks në të ardhmen e afërt.  

Tyson thotë se dëshiron të futet në ring për të mbledhur para për bamirësi.

53-vjeçari për herë të fundit boksoi në vitin 2005.