Connah’s Quay dhe Prishtina përballen sonte nga ora 20:00 në kuadër të Conference League.
Publikohen formacionet zyrtare të Prishtinës kundër Connah’s Quay Nomads, në kuadër të ndeshjes së dytë të rrethit të dytë në Conference League.
Ndeshjen e parë të zhvilluar të martën e kaluar në “Fadil Vokrri” e pati fituar skuadra e Prishtinës me rezultat 4-1.
Connah’s Quay: Byrne, Wilde, Disney, Haran, Morris, Poole, Edwards, Moore, Mullan, Owens, Insall.
PRISHTINA: Nika; B.Krasniqi, Bekteshi, Mici, Bardhoku; Mankenda, E.Krasniqi, Boshnja, Shabani, Hoti, John.



























