Mauricio Pochettino, i cili ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit, ka thënë se dëshiron të kthehet sërish te Tottenham.
48-vjeçari ka thënë se kjo mund të ndodh pas disa vitesh. Pochettino ka thënë se dëshiron ta ndiejë se çfarë do të thotë të fitosh një titull me Tottenham, para se të vdes.
“Para se të vdes, dua ta menaxhoj përsëri Tottenhamin dhe të përpiqem të fitoj një titull nëse është e mundur”, ka thënë Pochettino.
“Tifozët janë të mahnitshëm dhe dashuria që më dhanë ishte e mahnitshme dhe do të ishte një mundësi e mirë për të paguar gjithë atë dashuri që ata treguan për mua që nga dita e parë”, ka thënë Pochettino.