Është duke u zhvilluar sfida e dytë mes Feyenoord dhe Dritës në kuadër të Conference League, raporton VAR Kosova.
Feyenoord kaloi në epërsi në minutën e 7-të përmes Guus Til, por Drita barazoi gjithçka me Marko Simonovski pesë minuta më vonë.
Skuadra nga qyteti i Gjilanit, Drita ka kaluar në avantazh me golin e Astrit Fazliut në minutën e 16’të.
Kurse, në minutën e 68’të, skuadra nga qyteti i Roterdam, Feyenoord ka arritur të barazoj rezultatin në 2-2, me golin e Guus Til.



























