Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka thënë se po i mungon bota normale, të paktën ashtu siç ishte para përhapjes së koronavirusit.
Por më shumë ka thënë se i mungon futbolli.
“Më mungon futbolli, por më mirë të them më mungon bota jonë dhe mendoj se na mungon të gjithëve. Futbolli është vetëm pjesë e botës time”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Tottenham Hotspur, u ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë durim.
“Por, duhet të kemi durim dhe të jemi të bashkuar në këtë luftë”, ka thënë Mourinho.