Federata e Futbollit të Zvicrës e ka emëruar Mirat Yakinin si pasues të Vladimir Petkovic në stolin e kryetrajnerit të kombëtares.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022 e cila mund të vazhdohet nëse Zvicra e siguron kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres të ju shoh”, tha Yakin pas zyrtarizimit.

Ashtu si paraardhësi i tij, Yakin do ta ketë rastin të stërvisë lojtarët shqiptar si Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri.