Ish-futbollisti më i mirë në botë, Fabio Cannavaro, ka treguar për planet e tij të së ardhmes.

Ai ka pranuar se ëndrra e tij si trajner është të drejtojë kombëtaren e Italisë dhe ish-ekipin ku ka luajtur, Real Madridin.

“Dua të mendojë për gjëra të mëdha, prandaj them Realin, kombëtaren e Italisë dhe ndonjë klub tjetër të madh” tha Cannavaro.

Italiani momentalisht e drejton ekipin e Guangzhous në Kinë.

Por në Evropë nuk është testuar ende.