Lazio është në luftë për titull të Italisë, por drejtuesit e klubit dhe fansat po frikësohen se mund t’iu përsëritet historia që e përjetuan para 105 vjetëve.

Këtë javë janë shtuar zërat për anulim të kampionatit.

Ministri i sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora ka vënë në dyshim vazhdimin e stinorit në Serie A.

Lazios i ishte mohuar titulli herën e fundit që u pezullua futbolli në Itali, pas futjes së vendit në Luftën e Parë Botërore në maj të vitit 1915.

Genoa u shpall kampione derisa Lazio ende insiston se nuk është dashur të shpallej vetëm një kampion.

Lazio është në vendin e dytë në Serie A, vetëm një pikë prapa liderit Juventusit.