Sulmuesi shqiptar kishte kaluar te Liverpooli në vitin 2018 nga Stoke City, ku pastaj arriti të fitojë titullin e kampionit dhe Ligën e Kampionëve.

Pas tri vitesh nën drejtimin e Jurgen Klopp, duke se ndarja mes palëve është më afër se kurrë.

Klubi francez Lyon ka bërë ofertë zyrtare sipas gazetari Ginaluca Di Marzio, duke ofruar 6 milionë euro për shërbimet e Shaqirit.

Në anën tjetër Liverpooli kërkon 8 milionë euro që ta lërë të lirë anësori.

Duket që të dyja palët do të bëjnë lëshime që marrëveshja të arrihet.

Kampionatit francez i është rritur vlera tej mase pas kalimit të Lionel Messit te PSG.