Skuadra e vetme kosovare që ende po merr pjesë në garat e Evropës, Prishtina, sonte zhvillon ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për në Conference Ligë.

Kampioni i Kosovës sonte takohet me skuadrën kampione të Norvegjisë, Bodo/Glimt.

Ndeshja e dytë e rrethit të tretë kualifikues për në Conference Ligë fillon prej orës 18:00.

Kur kanë mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë të dy trajnerët kanë zbuluar titullarët.

Image

Formacioni i Bodo/Glimt: Haikin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Brustad Fet, Berg, Saltnes, Vetlesen, Botheim, Solbakken