Futbolli gjerman do tē rikthehet në maj.

Por sipas protokollit të përpiluar ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura.

Kjo ka bërë që tifozët të mendojnë për atmosferën në stadium, pa prezencën e tyre.

Së fundmi është krijuar një aplikacion ‘MeinApplaus.de’ nga Viktor Mraz.

Aplikacion mundëson përjetimin e atmosferës në stadium për tifozët teksa ata rrinë në banesat e tyre.

Gjatë ndeshjeve, përdoruesit e këtij aplikacioni mund të përdorin 4 butona për të mbështetur skuadrat e tyre; butonat për duartrokitjet, fërshillimat, të kënduarit dhe britmës së gëzimit.