Ivan Rakitic ka deklaruar se me dëshirë do të rikthehej në futboll edhe nëse rrezikohet nga infektimi me koronavirus.

Mesfushori i Barcelonës tha se është detyrë e futbollit ndaj shoqërisë që të “japë një ndjenjë uniteti”.

“Dëshiroj të luajë. Është e qartë se ne duhet të përpiqemi të kemi garancitë më të mira sanitare, por gjithashtu duhet të dimë që ato kurrë nuk do të jenë 100 përqind” tha Rakitic.

Derisa La Liga është ndalur që nga mesi i marsit.

Barcelona kryeson tabelën, dy pikë para Real Madrid, me 11 ndeshje që do të luhen.  

Mbetet e paqartë nëse sezoni 2019-20 do të rifillojë edhe pse ka shpresa për një rikthim në qershor.