Athletic Bilbao tregoi edhe një herë se është një kockë e fortë për Barcelonën. Baskët barazuan në shtëpi kundër ekipi të Ronald Koeman, me rezultatin 1-1, dhe madje ishin ata që shënuan të parët.

Goli i parë  i ndeshjes u shënua në fillim të pjesës së dytë. Inago Martinez me kokë nuk fali pas një krosimi perfekt nga këndi. Gjithsesi këmbëngulja e Barcelonës u shpërblye, me Depay që realizoi dhe shmangu humbjen e ekipit të tij.