Jorge Mendes i ka propozuar Milanit një yll të Manchester City, i cili është në shitje nga kampionët e Anglisë.

Fjala është për Bernardo Silvan. E habitshme në fakt, kur dihet situata financiare e kuqezinjve që nuk mund ta blejnë dot mesfushorin 27-vjeçar.

Në katër sezone ai ka qenë titullar i rëndësishëm i City dhe vlerësohet me 60 milion euro, çka tregon qartazi për çfarë operacioni të komplikuar bëhet fjalë.