Paris Saint-Germain kishte bërë një rikthim fantastik kundër Dortmundit për të prekur çerekfinalen e Champions League për herë të parë që nga sezoni 2015/16.
Ekipi francez hyri në ndeshjen e dytë me disavantazh 2:1, por arritën të triumfonin 2:0 në “Parkun e Princave”.
Në përfundim të ndeshjes , lojtarët e PSG-së u ulën duke medituar, duke e imituar festimin e lojtarit të Dortmundit, Erling Haaland.
Ky i fundit ka folur për veprimin e futbollistët të PSG-së.
“Mendoj se ata më ndihmuan shumë duke medituar si unë dhe i treguan botës se meditimi është një gjë e rëndësishme. U jam mirënjohës që ata ndihmuan në këtë”, ka thënë Haaland.