Cristiano Ronaldo thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me kampionët e Ligës Premier, Manchester City, para një rikthimi të bujshëm në Angli.
Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit ditëve të fundit, shkaku i një largimi të portugezit nga Juventusi.
Sipas gazetarit portugez të gazetës AS, Goncalo Lopez, Ronaldo ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Etihad.
Ky raporton shton se në atë që mund të jetë një nga transferimet më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolas para mbylljes së afatit kalimtar.



























